Site logo

Ntreg

Në kokë të beqarëve”: A është martuar në të vërtetë Xhani Demika?

Menaxheri i njohur i figurave publike shqiptare, Xhani Demika, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të bujshëm në Instagram, që ka lënë pas vetes shumë pikëpyetje.

Në fotografinë që ka publikuar, ai shfaqet i veshur me një smoking elegant, teksa një vajzë me fustan nusërie i rregullon papionin. Çifti duket në një ambient të dekoruar në stil romantik, pikërisht në Novosejë të Kukësit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mos bëhet fjalë për një dasmë të vërtetë.

Postimi është shoqëruar me një mbishkrim me nota humori:
“Po qan vëllau për atë motër. Në kokë të beqarëve.”
Një fjali që, në vend të sqarojë, ka ngjallur edhe më shumë kureshtje mes ndjekësve.

Komentet nuk kanë munguar. Shumë nga miqtë dhe fansat e Xhanit kanë reaguar menjëherë me urime dhe spekulime, duke përforcuar dyshimet për një celebrim të mundshëm.

A është kjo një dasmë e mirëfilltë apo thjesht një skenë e kuruar për ndonjë projekt apo provokim artistik?
Përgjigjja mbetet enigmë – të paktën deri në postimin e radhës!

Të fundit