Blogerja e njohur Sara Hoxha vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të spekulimeve që e lidhin me biznesmenin Erik Fullani.
Pas thashethemeve të shumta rreth një romance të mundshme mes tyre, Sara ka zgjedhur të jetë më aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit përditësime të vazhdueshme në Instagram, shkruan Kosovarja.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një fustan lejla elegant, e kuruar deri në detaje, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve, mes tyre edhe të Erik Fullanit, i cili ka reaguar me një pëlqim në postimin e saj.
Pavarësisht zërave që qarkullojnë, as Sara dhe as Eriku nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë publike në lidhje me natyrën e marrëdhënies së tyre, duke lënë hapësirë për më shumë dyshime dhe komente në rrjet.







