Në siklet live në emision: Pyetja e Rozanës që e “zuri ngushtë” Neda Ballukun!

Në siklet live në emision: Pyetja e Rozanës që e “zuri ngushtë” Neda Ballukun!

Opinionistja e njohur Neda Balluku ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku për herë të parë ka folur hapur për ndarjen nga bashkëshorti i saj prej shumë vitesh, Ogren Balluku.

Divorci i tyre erdhi si surprizë për publikun, pasi çifti ishte konsideruar prej kohësh si një nga më të qëndrueshmit në botën e medias shqiptare.

Gjatë intervistës, Neda u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga moderatorja Rozana Radi, e cila e vuri për disa çaste në siklet.
Rozana iu referua momentit kur Neda publikoi librin e saj, duke e pyetur:

“Libri del kur divorci bëhet publik — është rastësi, apo fantazi e frikshme dhe kjo?”

Me qetësi, por edhe me një buzëqeshje ironike, Neda reagoi me maturi dhe klas:

“Nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Po, është rastësi, sepse nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Di të ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.”

Deklarata e saj u komentua gjerësisht në rrjete sociale, ndërsa shumë e vlerësuan për mënyrën elegante me të cilën menaxhoi pyetjen e papritur.

Ndarja e Nedës dhe Ogreni shënon fundin e një historie të gjatë dashurie dhe bashkëpunimi, që nisi që në Big Brother Albania dhe vazhdoi për vite me radhë edhe në jetën profesionale.

Edhe pse e ka konfirmuar divorcin, Neda është shprehur se nuk dëshiron ta kthejë këtë pjesë të jetës në spektakël mediatik, duke ruajtur elegancën dhe privatësinë e saj.

Të fundit