Site logo

Ntreg

Neda Balluku thotë do bëjë operacion gjoksin – zbulon arsyen personale pas vendimit

Opinionistja dhe moderatorja e njohur, Neda Balluku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet me ish-banorët dhe projektet që ka për të ardhmen.

Mes shumë rrëfimeve, ajo nuk ka ngurruar të ndajë edhe një plan personal që ka të bëjë me pamjen e saj fizike. Neda ka treguar se vitin e ardhshëm ka vendosur të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale estetike në gjoks.

“Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. Jo buzë e mollëza, sepse mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrën shqiptarëve. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam,” – është shprehur ajo.

Arsyeja që e ka çuar drejt këtij vendimi lidhet me eksperiencën e saj si nënë e tre fëmijëve, të cilëve u ka dhënë gji për një periudhë prej më shumë se katër vitesh.

“Për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë, dhe sigurisht e ndien këtë tek gjoksi. Vitin e ardhshëm, për 35-vjetorin tim, do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes,” – u shpreh Balluku.

Ndërkohë, moderatorja pranoi se ndonjëherë ka pasiguri lidhur me pamjen e saj, por nuk preferon t’i diskutojë shpesh me partnerin.

“Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse përgjigjja është gjithmonë: ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda,” – përfundoi ajo.

Ky rrëfim i saj ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke hapur diskutime për ndërhyrjet estetike, imazhin personal dhe presionet që shpesh shoqërojnë figurat publike në skenën shqiptare.

Të fundit