Site logo

Ntreg

Neda : “Jam opinionistja më e ndershme e BBVA, Ronaldo Sharkën do doja në panel, jo Arbrin!”

Neda Balluku flet për eksperiencën si opinioniste dhe ndan mendimet për figurat publike dhe ish-banorët e Big Brother VIP

Në një intervistë të fundit me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Neda Balluku, ka ndarë mendimet e saj për disa prej figurave publike dhe ish-banorëve të reality-show-t.

E pyetur nga Ronaldo se cilën do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme – Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijajn – Neda u shpreh qartë:
“Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh personalisht, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin.”

Në lidhje me rolin e saj si opinioniste, Balluku theksoi me bindje:
“Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.”

Pyetur nëse do të pranonte të ishte sërish pjesë e formatit, Neda u përgjigj me humor:
“Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it.”

Në rast se do të rikthehej si opinioniste dhe nuk do të kishte në krah Arbër Hajdarin, ajo u shpreh se do të dëshironte Ronaldo Sharkën si bashkëpunëtor.

Ndër të tjera, Neda ndau vlerësimet e saj për disa nga banorët e këtij edicioni, duke përmendur Gerta Gixharin dhe Loredana Bratin për performancën e tyre në emisionin Goca & Gra:
“Janë dy vajza që kanë pasur një performancë shumë të mirë. Përderisa Top Channel u ka besuar një panel kaq të rëndësishëm, kjo tregon shumë. ‘Goca & Gra’ është unik në televizionin shqiptar dhe është rritur me kalimin e sezoneve.”

Ajo foli me pozitivitet edhe për suksesin e Gjesti-t dhe Eglit në muzikë, duke përmendur përparimin e tyre profesional dhe marrëdhëniet e mira që ka ruajtur me disa ish-banorë:
“Jam shumë e lumtur për suksesin e Gjesti-t, që ka shumë dashuri nga publiku. Egli gjithashtu po ecën përpara. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe G-Banin. Janë mendje shumë të zgjuara dhe kanë fituar gjithë respektin tim, pavarësisht përplasjeve të kaluara.”

Të fundit