Site logo

Ntreg

Neda shpërthen: “S’jeni gati për fëmijë? Mos i bëni fare!”

Opinionistja Neda Balluku ka ngritur sot një shqetësim të fortë mbi një fenomen gjithnjë e më të përhapur në shoqëri, përmes një reagimi të publikuar në rrjete sociale.

Nga parku i Liqenit, ku kishte nisur javën, Neda ka folur hapur për prindërit e rinj që zgjedhin t’ua lënë fëmijët gjyshërve, duke u marrë atyre, sipas saj, të vetmet vite të qeta të pleqërisë.

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar, sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju, tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu”, dëgjohet ajo mes të tjerash në videon e publikuar.

Reagimi i saj ka ndezur diskutime të shumta në rrjet. Tek Prive.LibertaSpahiu në Instagram, shumica e komentuesve janë shprehur në mbështetje të plotë me opinionin e Nedës, duke e quajtur “të saktë” dhe “shumë të nevojshëm”.

Megjithatë, nuk kanë munguar edhe kundërshtimet. Disa ndjekës e kanë kritikuar atë për “largësi nga realiteti”, duke theksuar se në shumë raste kushtet ekonomike, mungesa e çerdheve publike apo detyrimi për të punuar disa orare, nuk u lë prindërve të rinj asnjë alternativë tjetër veçse t’u kërkojnë ndihmë prindërve të tyre.

Të fundit