Site logo

Ntreg

“Nëse më shkruan vetë, s’më pëlqen” – Eros Grezda tregon se çfarë kërkon te një vajzë

Eros Grezda lë futbollin dhe nis një kapitull të ri si agjent sportiv

Ish-futbollisti Eros Grezda ka konfirmuar se i ka dhënë fund karrierës në fushën e lojës, duke u përkushtuar tashmë një drejtimi të ri profesional – si agjent futbolli. Në një intervistë të fundit, ai ka theksuar se ndodhet në një periudhë të qëndrueshme dhe të suksesshme në jetën e tij të re profesionale.

“Do të thoja se jam në një fazë të mirë profesionale, kanë ecur punët shumë mirë në biznesin e ri,” është shprehur Grezda.

Gjatë intervistës, ai është ndalur edhe në aspektin personal të jetës, përfshirë marrëdhëniet dhe njohjet me vajzat. I pyetur me shaka nëse numri i ish-partnerëve është më i madh se ai i golave, Grezda është përgjigjur:
“Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë.”

Ai ka treguar gjithashtu se nuk preferon të njohë vajza në ambiente si klubet e natës:
“Në klub jo. I kam frekuentuar shumë më përpara, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më. Më pëlqen të dal në një restorant, të rri deri vonë me shoqëri të mirë, edhe kaq.”

Një tjetër detaj që ndau ishte edhe mënyra se si i pëlqen të nisë një njohje të re, duke theksuar se nuk ndjehet mirë kur vajza merr hapin e parë:
“Nëse një vajzë të shkruan, më jep një vibe shumë të keq dhe nuk më bën të shkoj përpara. Gjithmonë kam dashur unë të bëj hapin e parë.”

Sa i përket prezencës së partneres në stadium gjatë kohës që luante, Grezda u shpreh në emisionin “Pushime On Top” se:
“Për momentin nuk kam të dashur, por në të kaluarën time ka patur dëshirë të jetë në stadium. Ajo ka qenë tifozja ime dhe kam pas qejf të jetë aty, por me raste.”

“Nëse më shkruan vetë, s’më pëlqen” – Eros Grezda tregon se çfarë kërkon te një vajzë

Të fundit