Nga “Akuariumi”, Mateo surprizon Brikenën me një mesazh

Nga “Akuariumi”, Mateo surprizon Brikenën me një mesazh

Duket se distanca fizike mes Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP po e forcon edhe më shumë lidhjen mes tyre. Nga dhoma e njohur si “Akuariumi”, Mateo vendosi të bëjë një gjest të thjeshtë, por plot emocion.

Ai shkroi në një karton mesazhin: “Më mungon”, duke ia drejtuar modeles Brikena. Ky veprim u komentua menjëherë nga ndjekësit e formatit, të cilët po ndjekin me shumë interes afrimitetin mes dy banorëve.

Shumë fansa besojnë se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se miqësi, ndërsa dinamika e raportit të tyre po bëhet gjithnjë e më intriguese.

Të fundit