Alba Pollozhani ka vendosur të flasë hapur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Lim Hotin, duke zbuluar detaje të panjohura më parë rreth bashkëjetesës dhe ndarjes së tyre. Gjatë një bisede me disa nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba rrëfeu se lidhja e tyre kishte kaluar nëpër kriza të thella, që përfunduan me ndarje.
Ajo tregoi se bashkëjetesa mes tyre zgjati deri në muajin shtator, kur çifti vendosi të ndahej. Megjithatë, pas ndarjes pati një rikthim, të cilin Alba e përshkroi si tepër problematik.
“Ne kemi pasur bashkëjetesë deri në shtator. Në shtator u ndamë, pastaj kishim një rikthim shumë problematik, ku në mes ishte edhe tradhtia,” u shpreh Alba.
Sipas saj, edhe pse u ribashkuan për një periudhë, ata nuk jetonin më plotësisht bashkë, por kalonin pothuajse gjithë kohën me njëri-tjetrin.
“Kishim rikthim, por jo më bashkëjetesë. Ishte si një gjysmë bashkëjetese, por non stop rrinim bashkë,” shtoi ajo.
Alba ndau gjithashtu detaje për mënyrën se si erdhi ndarja përfundimtare dhe situatat që çuan në këtë vendim të vështirë. Ajo theksoi se një natë para hyrjes në Big Brother VIP Kosova, kishte pasur një bisedë me Limin, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre nuk ishte mbyllur plotësisht.
Nga ana tjetër, Lim Hoti ka mohuar deklaratat e Albës, duke hedhur poshtë pretendimet e saj për mënyrën se si përfundoi marrëdhënia e tyre.






