Nga BBVA në një lidhje të re: Danja Koka prezanton partnerin.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka, së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Ndër pyetjet që iu drejtuan ishte edhe ajo për pamjen që ka në ekranin kryesor të telefonit (“lock screen”).

Danja vendosi të përgjigjej me një foto të veçantë, ku shihet në krah të partnerit të saj. Ajo shoqëroi imazhin me komentin: “S’më le të vë një tjetër”, raportoi “Kosovarja”.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim publik i lidhjes së saj, ndërkohë që çifti po kalon disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.

Nga BBVA në një lidhje të re: Danja Koka prezanton partnerin.

Të fundit