Nga BBVK te një zotim përjetësie? Xheneta lë pa fjalë ndjekësit me postimin e fundit

A po e kurorëzon dashurinë? Xheneta Fetahu ndez rrjetin me një unazë diamanti dhe një “Marrëveshje Dashurie” misterioze

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e publikut me jetën e saj private. Kohët e fundit, ajo ka hedhur disa “thumba” të forta në rrjetet sociale që duket se paralajmërojnë një hap të madh në jetën sentimentale.

Pak ditë më parë, Xheneta postoi një foto me mbishkrimin: “A jeni gati për një surprizë?”, të shoqëruar me një emoji zemre dhe një vështrim dyshues – një detaj që fansat nuk e lanë pa komentuar.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë kur ajo la një zemër në një nga postimet e boksierit Ardian Krasniqi, me të cilin është përfolur se ka pasur një simpati të ndërsjellë. Kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, emri i Krasniqit përmendej shpesh nga vetë Xheneta.

Por sot, gjithçka duket se mori një kthesë të re.

Në një postim të freskët në Instagram, Xheneta ka ndarë një fotografi që tregon një unazë diamanti dhe një dokument me titullin intriguese: “Marrëveshja e Dashurisë së Vërtetë”. Në përshkrimin e fotos, ajo shkruan: “Çdo mëngjes po duket edhe më interesant kohët e fundit…”, duke lënë të kuptohet se diçka serioze po ndodh në prapaskenë.

Dokumenti përshkruan një zotim dashurie që simbolizon përkushtim të përjetshëm – për ta dashur e për të qenë besnik ndaj njëri-tjetrit, në të mirë e në të keq, deri në fund të jetës. Data që figuron në dokument është 1 korrik 2025, por partneri mbetet ende mister.

A është kjo një fejesë në heshtje? A është Ardian Krasniqi personi në fjalë? Apo bëhet fjalë për një deklaratë dashurie me shumë simbolikë, por pa emra?

Përgjigjet mbeten pezull, por një gjë është e sigurt: Xheneta di si ta mbajë publikun të intriguar dhe sytë e mediave tek ajo.

Nga BBVK te një zotim përjetësie? Xheneta lë pa fjalë ndjekësit me postimin e fundit

Të fundit