Nga Big Brother te dashuria: Roza Lati tregon pse u tërhoq nga televizioni dhe si i ndryshoi jeta

Prej kohësh, mungesa e moderatores Roza Lati në ekran kishte ngjallur kuriozitet dhe aludime të shumta. Publiku pyeste nëse tërheqja e saj kishte ardhur si pasojë e lodhjes, zhgënjimit apo një dashurie që i kishte ndryshuar jetën.

Së fundmi, në një rrëfim të ndjerë gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Kurthi i Piter Pan”, Roza vendosi të flasë hapur për këtë periudhë të jetës së saj.

“Dashuria më erdhi në momentin e duhur,” u shpreh ajo me sinqeritet, duke treguar se pauza nga televizioni nuk ishte një humbje apo tërheqje nga publiku, por një zgjedhje e vetëdijshme për t’u rikthyer tek vetja dhe për të rikuperuar emocionalisht.

Roza Lati la të kuptohet se kjo fazë ka qenë e rëndësishme për të, si në aspektin personal, ashtu edhe në rritjen shpirtërore, duke i dhënë hapësirën që i nevojitej për të rifituar balancën.

Të fundit