Lajm i nxehtë! Rozana Radi në garë për një emision pasditeje në Top Channel?

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi, është rikthyer në qendër të vëmendjes, jo vetëm për angazhimet e saj muzikore, por edhe për projektet e reja që duket se po përgatit në fushën e televizionit.

Së fundmi, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë zëra se ajo mund të jetë pjesë e sezonit të ri të një emisioni pasditeje në Top Channel. Sipas Kosovarja, ndjekësit janë të bindur se Rozana do të marrë drejtimin e programit, duke sjellë një frymë të re dhe dinamike në ekran.

Këto spekulime janë intensifikuar pas raportimeve që Bieta Sulo pritet të largohet nga Top Channel, për t’iu bashkuar RTSH-së. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë.

Publiku mbetet në pritje të mësojë nëse këto zëra do të konkretizohen, ndërsa Rozana Radi vazhdon të jetë një emër aktiv dhe i komentuar në median rozë.

Lajm i nxehtë! Rozana Radi në garë për një emision pasditeje në Top Channel?

Të fundit