Princ Leka dhe partnerja e tij, fotografja Blerta Celibashi, kanë zbuluar detaje të reja rreth marrëdhënies së tyre, duke ndarë “sekretet” që sipas tyre e mbajnë të fortë lidhjen. Në një intervistë për revistën Story, çifti tregoi se pavarësisht angazhimeve të shumta, ata i dedikojnë përditë kohë njëri-tjetrit.
Blerta tha se përkushtimi dhe vëmendja ndaj njëri-tjetrit janë pjesë thelbësore e lidhjes së tyre:
“Ne gjejmë gjithmonë kohë, qoftë edhe vetëm për një vakt të shkurtër në shtëpi ose në një restorant. Edhe kur jemi të zënë, Leka vjen shpesh në studio me laptopin e tij, ndërsa unë punoj me fotot. Gjithashtu shkëmbejmë dhurata jo vetëm mes nesh, por edhe me familjen dhe miqtë”, u shpreh ajo.
Lidhja e çiftit u bë publike pas fejesës së tyre disa muaj më parë, menjëherë pas divorcit të bujshëm të Princ Lekës me Elia Zaharinë, me të cilën ai i dha fund martesës pas shtatë vitesh bashkë.






