Nga konfuzioni te paniku /Kiara Tito kujton fillimet e vështira në Portokalli

Moderatorja dhe aktorja e njohur Kiara Tito ka ndarë një nga momentet më sfiduese të karrierës së saj televizive, gjatë pjesëmarrjes në spektaklin humoristik “Portokalli”.

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, Kiara tregoi për fillimet e saj në këtë format të njohur, duke theksuar se një nga momentet më të vështira ishte pak çaste para daljes në skenë.

“Pjesa më e vështirë ishte në momentin para se të dilja në skenë,” rrëfeu ajo. “Në Portokalli kemi disa dalje dhe nuk dalim gjithmonë nga i njëjti vend. Ata të tjerët ishin mësuar, por për mua ritmi i shpejtë, kalimi nga një cep në tjetrin, më çakordoi krejt. Ishte një moment tensioni i madh në backstage – një më thoshte të shkoja djathtas, një tjetër majtas, ndërsa unë duhej të mbaja mend edhe tekstin…”

Kiara shtoi se, me kalimin e kohës, arriti të përshtatej me dinamikën e skenës dhe ritmin intensiv të spektaklit, por ky episod mbetet një nga momentet më sfiduese të rrugëtimit të saj profesional në televizion.

Të fundit