Site logo

Ntreg

Nga Luana Vjollca tek Endi Demneri? Pamje ekskluzive: Krenar Cocaj nis një romancë të re në Ibiza!

Një lidhje e re duket se po lind në horizontin e showbizit shqiptar. Krenar Cocaj dhe Endi Demneri janë në qendër të vëmendjes pasi janë parë së fundmi së bashku në Ibiza, në një atmosferë mjaft të afërt dhe intime.

Krenari, i njohur më parë për lidhjen e tij me moderatoren Luana Vjollca, është kapur në disa pamje që kanë ndezur dyshimet për një romancë të re me Endin, model dhe ish-fituese e një konkursi bukurie.

Fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë një afrimitet të dukshëm mes dyshes, duke i çuar fansat dhe mediat në spekulime për një marrëdhënie romantike.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht deri më tani, por sytë e publikut janë tashmë të drejtuar nga kjo dyshe e re.

Të fundit