Site logo

Ntreg

Nga muzika në moderim: Egli nis punë në Top Channel

Egli Tako rikthehet këtë sezon në ekran, por kësaj here në një rol të ri. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” është zgjedhur si moderatore e programit të njohur “E Diell”, që transmetohet çdo të diel në Top Channel, raporton VIP Magazine.

Ky do të jetë debutimi i saj i parë si prezantuese, pas eksperiencave në muzikë dhe projekte të tjera artistike.

Prej kohësh, Egli ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos pas raportit të komentuar gjerësisht me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme.

Ditën e sotme, ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku shihet e emocionuar dhe duke u përgatitur për këtë kapitull të ri të karrierës së saj.

Të fundit