Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, është vënë në qendër të vëmendjes pas paraqitjes së saj në videoklipin më të ri të Butrint Imerit, “Harrom”. Spekulimet nuk kanë munguar, sidomos pas një komenti të një ndjekësi që shkruante: “E paska zënë Butrinti”, duke nënkuptuar një lidhje më të thellë mes tyre.
Por Melisa nuk ka qëndruar pa reaguar. Me një ton ironik dhe të drejtpërdrejtë, ajo u përgjigj:
“Okej, sot është 2025. Nuk do të thotë që një çikë e një djalë po e bëjnë një klip bashkë që i kanë 25 fëmijë bashkë, edhe që janë martu edhe që gjithë jetën kanë me qenë bashkë.”
Ajo shtoi se mes saj dhe Butrintit nuk ka asgjë përtej një bashkëpunimi profesional:
“Një klip e kemi bërë dhe aty ka përfunduar puna.”
Reagimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke hapur diskutime rreth paragjykimeve që shpesh shoqërojnë bashkëpunimet artistike mes meshkujve dhe femrave në industrinë muzikore shqiptare.
Ndërkohë, paraqitja e Melisës në klip është pritur mirë nga fansat dhe ka marrë komente pozitive.







