Site logo

Ntreg

Nga Robert Aliaj te Anxhela Martini: Ja kush pritet të jetë pjesë e Big Brother VIP 5

Nga Robert Aliaj te Anxhela Martini: Ja kush pritet të jetë pjesë e Big Brother VIP 5

Vetëm pak javë na ndajnë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5”, i cili do të nisë më 20 dhjetor, dhe tashmë po qarkullon një listë pothuajse e plotë me emrat që pritet të bëhen pjesë e spektaklit. Sipas burimeve të ndryshme, dy prej konkurrenteve që kanë tërhequr më shumë vëmendje janë ish-moderatoret Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten të hyjnë në shtëpi pas një konflikti të ndezur mes tyre.

Përveç tyre, lista e personazheve të mundshëm përfshin figura të njohura nga muzika, televizioni, moda dhe bota e rrjeteve sociale. Emrat që përmenden më shpesh janë:

  1. Kristi Lamaj – këngëtar
  2. Hilda Kërtalli – content creator
  3. Renee Reffo – content creator
  4. Vitmar Basha – këngëtar dhe instrumentist
  5. Robert Aliaj Dragot – artist i njohur, i ati i ish-finalistit Kristi
  6. Anxhela Martini – modele ndërkombëtare (ende një emër me pikëpyetje)
  7. Juxhin Plovishti – aktor humori i “Portokalli”
  8. Ardi Murataj – moderator
  9. Sabina Mete – moderatore
  10. Ina Pashollari – moderatore
  11. Lore (Lorela Karoshi) – këngëtare
  12. Valer Kolnika – ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë
  13. Kleoniki Delijorgji – modele dhe ish-Miss
  14. Jori Mersini – e angazhuar në fushën e imobiliareve

Nëse lista konfirmohet, edicioni i pestë i “BBVA” duket se do të sjellë një kombinim të fortë karakteresh, që premtojnë dinamika të nxehta dhe shumë diskutime brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Të fundit