Site logo

Ntreg

Nga shtëpia e famshme në rrugëtimin personal: Brikey ndan mësimet nga BBVIP Kosova.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Brikenda Karricaj, ka ndarë së fundmi mendimet e saj mbi ndikimin që ka pasur pjesëmarrja në këtë reality show në jetën personale dhe profesionale.

E njohur për energjinë dhe autenticitetin e saj gjatë qëndrimit në shtëpi, Brikenda – apo siç njihet ndryshe, Brikey – është shprehur se eksperienca në Big Brother mund të jetë e vlefshme, por gjithçka varet nga mënyra se si e përjeton dhe e kanalizon atë.

“Eksperienca në Big Brother të ndihmon – aq sa di ta shfrytëzosh ti. Nuk ka rëndësi sa gjatë qëndron aty, as çfarë bën brenda. Me rëndësi është si del dhe çfarë bën mbrapa”, – u shpreh Brikenda.

Sipas saj, nuk janë dramat, spektakli apo kohëzgjatja që përcaktojnë suksesin pas një formati të tillë. Ajo thekson se vlera reale qëndron te reflektimi dhe aftësia për të ndërtuar një rrugëtim me baza më të qëndrueshme.

“Ajo që ka vlerë është të dish si ta përkthesh atë eksperiencë në punën tënde dhe në atë që dëshiron nga jeta. Për mua ka pasur efekt pozitiv dhe unë nuk jam ndalur asnjëherë”, – thekson ajo.

Nga shtëpia e famshme në rrugëtimin personal: Brikey ndan mësimet nga BBVIP Kosova.

Deklarata e saj sjell një perspektivë ndryshe nga narrativa e zakonshme, që shpesh i sheh reality show-t si platforma për famë të menjëhershme, por jetë të përkohshme në qendër të vëmendjes. Për Brikendën, kjo eksperiencë ka qenë një hap për të kuptuar më mirë veten dhe për të ndërtuar një lidhje më të fortë me publikun.

Pas daljes nga formati, rruga e saj duket se karakterizohet nga angazhimi i vazhdueshëm dhe përkushtimi ndaj qëllimeve afatgjata, duke e dëshmuar se suksesi i vërtetë vjen nga puna që bëhet pas dritave të studios.

Të fundit