Site logo

Ntreg

Nga skena muzikore në fushën e futbollit: Fero në “Ndeshjen e Yjeve”

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka qenë ndër pjesëmarrësit e veçantë në Ndeshjen e Yjeve – një aktivitet sportiv që bashkoi figura publike nga fusha të ndryshme si sporti, politika dhe muzika, me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit.

Gjatë intonimit të himnit, kamera fokusoi edhe këngëtarin gjilanas, i cili ndodhej pranë artistit Burak Vehapi, duke tërhequr vëmendje në media dhe rrjete sociale.

Ngjarja, që ka mbledhur emra të njohur si futbollistët Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, ka krijuar një atmosferë festive, ku bashkohen sporti dhe arti për të nderuar një ditë historike për Prishtinën.

Kujtojmë se Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, bëri një rikthim në muzikë këtë vit, pas një periudhe të shkëputjes nga skena. Në gusht të vitit 2023, ai njoftoi largimin nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes, por më vonë vendosi të rikthehet me projekte të reja muzikore.

Përveç rikthimit profesional, Fero ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të zhvillimeve në jetën personale, përfshirë çështjen e kujdestarisë së vajzës së tij me ish-partneren, modelen Arbenita Ismajli.

Megjithatë, këngët e tij të fundit janë pritur pozitivisht nga publiku, duke treguar se ai vijon të mbajë një lidhje të fortë me fansat.

Nga skena muzikore në fushën e futbollit: Fero në “Ndeshjen e Yjeve”

Të fundit