Pas daljes si fitues i “Big Brother VIP Albania 4”, çdo veprim i Gjesti është kthyer në lajm për ndjekësit e tij. Nga koncertet, deklaratat, deri te lëvizjet më të vogla në rrjete sociale – asgjë nuk u shpëton syve të fansave.
Së fundmi, një detaj i vogël, por domethënës, ka tërhequr vëmendjen: Gjesti ka zgjedhur të ndjekë në Instagram vetëm një nga ish-banoret e “BBVK2” – bukuroshen Kader Kicaj. Ndërsa nga djemtë e atij sezoni, ai ndjek vetëm Blerandon.
Kjo zgjedhje ka nxitur diskutime në rrjet, me fansat që pyesin nëse kjo lëvizje ka ndonjë kuptim të veçantë – ndoshta një bashkëpunim i ardhshëm, apo thjesht një vlerësim personal.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë projekt të përbashkët mes tyre. Përgjigjet do të vijnë me kohën, por një gjë është e sigurt: publiku është gjithmonë në pritje për çdo të re nga Gjesti.

