Reperja e njohur shqiptare Tayna ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Ujë”, i cili po pritet me interes të madh nga fansat.
Ndërsa kënga po shijon suksesin e parë, artistja ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa prapaskena nga xhirimet e videoklipit, duke treguar përkushtimin dhe punën pas kuintave.
Në një prej momenteve të publikuara, Tayna shfaqet me nota ironie ndaj fenomenit të blerjes së klikimeve, duke simuluar një bisedë telefonike:
“Mos u brengos. Një milion klikime për një orë. Menjëherë i thirrim me i ble,” thotë ajo me një ton sarkastik, duke ironizuar trendin e shtirjes së suksesit në industrinë muzikore.
Videoklipi i “Ujë” duket të jetë realizuar me standarde të larta, ku përveç stafit të saj të përhershëm, Tayna ka angazhuar edhe një ekip ndërkombëtar për prodhimin vizual.
E njohur për stilin e saj të veçantë, Doruntina Shala (emri i vërtetë i artistes) shfaqet në formë të shkëlqyer, me veshje të ndryshme dhe një prezencë të fortë për kamerën.
Ndërkohë, Tayna vijon të jetë shumë e kërkuar në mbrëmje muzikore dhe koncerte, duke konfirmuar edhe një herë pozicionin e saj si një nga emrat më të fuqishëm të skenës urban shqiptare.








