Site logo

Ntreg

“Një për kunatën” – fjalia që zbuloi të dashurën e re të Jasharit?!

“Një për kunatën” – fjalia që zbuloi të dashurën e re të Jasharit?!

Romanca mes TikTokeres së njohur Hati dhe Jasharit ishte një nga historitë më të përfolura në rrjete sociale, e komentuar gjerësisht nga fansat e tyre. Megjithatë, marrëdhënia nuk zgjati shumë dhe çifti i dha fund disa muaj më parë, duke zhgënjyer ndjekësit që i shihnin si një ndër çiftet më të dashur online.

Së fundmi, një video e publikuar nga motra e Jasharit ka ngritur dyshime të forta se ai tashmë është në një lidhje të re dashurie. Në klipin ku ajo prezanton iPhone-t e rinj të blerë për familjen, dëgjohet duke thënë: “Një për vëllain dhe një për kunatën.”

Ky detaj i vogël ka mjaftuar për të ndezur spekulimet dhe komentet në rrjete sociale. Fansat janë të bindur se Jashari nuk është më beqar dhe se Hati i përket së kaluarës.

Ndërsa asnjë nga palët nuk ka reaguar publikisht, kurioziteti për identitetin e vajzës së re që ka zemrën e Jasharit është më i madh se kurrë.

Të fundit