Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – i njohur nga publiku si Stresi – ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje në InstaStory, e cila ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime.
Në pamjet e publikuara, ai shfaqet në shoqërinë e një vajze të panjohur për publikun shqiptar. Vajza, që duket të mos jetë shqiptare, shihet teksa i dhuron një puthje përzemër në qafë reperit, duke krijuar një atmosferë intime që ka bërë ndjekësit të aludojnë për një romancë të re në jetën e tij.
Pavarësisht zhurmës së krijuar, Stresi nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për të sqaruar marrëdhënien e tij me vajzën misterioze, çka ka shtuar më tej kureshtjen e ndjekësve dhe mediave rozë.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lidhje të re dashurie, një miqësi të ngushtë apo thjesht një moment spontan, por fakti që reperi e ka ndarë vetë këtë video me ndjekësit e tij e bën edhe më intriguese situatën.

Kujtojmë se Stresi është një nga figurat më të ndjekura të muzikës dhe shoubiz-it shqiptar, dhe çdo veprim i tij komentohet gjerësisht nga publiku dhe mediat sociale.







