Site logo

Ntreg

“Njona po martohet!” – Brikenda dhe Kaderi ndezin rrjetin me deklaratën e papritur

Dy ish-banoret simpatike të Big Brother VIP Kosova 2, Brikenda Karricaj dhe Kader Kicaj, kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut me një projekt të ri të përbashkët.

Në një Instagram Story të postuar nga Kaderi, vajzat shfaqen të kuruara deri në detaj, duke punuar në prapaskena për xhirime dhe foto profesionale. Me humor karakteristik, Kaderi dëgjohet duke thënë:
“Paramenoni qka është me kon bllogere… edhe kqyrne në çfarë gjendje jena.”

Por pjesa më e komentuar erdhi nga Brikenda, e cila hodhi një “bombë” me deklaratën e saj:
“Njona po martohet, por cila… se dina!”

Kjo fjali ndezi menjëherë kuriozitetin e fansave për jetën private të vajzave. Kaderi nuk vonoi t’i përgjigjej me humor:
“Ma përpara Brikenda martohet e fejohet se une…”

A është ky një paralajmërim i fshehur për një dasmë që po afron, apo thjesht një lojë mes tyre? Publiku mbetet në pritje për ta zbuluar.

Ndërkohë, Brikenda dhe Kaderi vazhdojnë të jenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe kanë paralajmëruar se projekti i tyre i ri do të publikohet së shpejti.

Të fundit