Reperi i njohur shqiptar Noizy është bërë sërish qendër e vëmendjes mediatike pas raportimeve për ndalimin e tij në Zvicër. Por paralelisht me lajmin për arrestimin, një tjetër “bombë” shpërtheu online – publikimi surprizë i albumit të tij të ri “ICON”, me plot 19 këngë të reja.
Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare mbi arsyet e ndalimit, por rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulime. Një ndër emrat që ndezi dyshimet është Stresi, i cili përmes një postimi nënkuptoi se ndalimi mund të jetë i lidhur me tiktokerin Medi Iseni, me të cilin Noizy ka pasur një konflikt të ashpër më parë.
Kohëzgjatja dhe mënyra e sinkronizuar e publikimit të albumit kanë bërë që shumë ndjekës të dyshojnë për një strategji të qëllimshme marketingu. Megjithatë, fansat e Noizyt kanë mirëpritur publikimin dhe këngët tashmë po shpërndahen masivisht në YouTube.
🎧 Tracklist i albumit “ICON”:
- Lately
- Dashni ke ra
- Netët e vona
- Xhane
- Lule Bore
- King Kong
- Follow you
- Combo
- Icon
- Më dukeni
- Vllazni
- Shoqe
- Faster
- Dikur
- Pa pa pa
- Canten
- Money Pile Up
- Nëndetse
- Dodo






