Site logo

Ntreg

Noizy lirohet nga autoritetet zvicerane: “Mama ja dola”

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar nga autoritetet zvicerane pas ndalimit të tij në aeroportin e Cyrihut më 5 korrik. Lajmi për arrestimin e tij bëri bujë në rrjete sociale dhe media, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga vetë artisti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noizy e cilëson ngjarjen si një keqkuptim të rëndë, i shkaktuar – sipas tij – nga një shpifje e pastër.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane.
Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore,” – shkruan ai në reagimin e tij.

Noizy gjithashtu kërkoi ndjesë për mungesën në koncertin e planifikuar në “Rinora 4”, duke theksuar se tashmë gjithçka ka kaluar dhe ai është rikthyer për të vijuar me projektet muzikore.

“Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri.
MAMA JA DOLA.”

Kujtojmë që arrestimi i reperit nxiti shumë reagime në rrjet, por me këtë deklaratë, duket se ai është i vendosur ta lërë pas këtë episod dhe të fokusohet tek muzika dhe fansat e tij.

Noizy lirohet nga autoritetet zvicerane: “Mama ja dola”

Të fundit