Nora dhe Roberti surprizojnë publikun – Sërish bashkë!

Nora dhe Roberti surprizojnë publikun – Sërish bashkë!

Nora Istrefi dhe Robert Berisha po tregojnë se raportet mes tyre kanë hyrë në një fazë të re, duke lënë pas të shkuarën personale dhe duke u fokusuar në bashkëpunimin profesional.

Pas paraqitjes së përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ish-çifti i njohur ka zyrtarizuar rikthimin e tyre si kolegë në skenë. Atmosfera në studio u karakterizua nga humor, energji pozitive dhe performancë live me “Robi Band”, duke u pritur shumë mirë nga ndjekësit.

Gjatë emisionit, Nora dhe Roberti ndanë skenën në një interpretim të përbashkët, moment që u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe që duket se ka qenë pikënisja e bashkëpunimeve të tjera.

Tashmë është konfirmuar se dyshja do të jetë sërish bashkë edhe gjatë ditëve festive. Në rrjetet sociale po qarkullon posteri zyrtar i performancës së tyre të përbashkët, e cila do të mbahet më 2 janar.

Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri në karrierën e Norës dhe Robertit, ku përtej historisë personale, ata bashkojnë energjitë për t’i dhuruar publikut muzikë dhe atmosferë festive.

Të fundit