Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një reagim të ri në rrjetet sociale. Ajo publikoi në TikTok një video ku, pa përmendur emra, duket se iu drejtohet personave që sipas saj kanë folur për të.
Në mbishkrimin e videos, Xheneta shkruan:
“Kur nuk kanë identitet të shfaqen, normal që flasin për Xhenetën. Veç ashtu dhezin.”
Ndërsa në një pjesë tjetër të reagimit shton:
“Mos u lodhni me më përmend, unë jam arsyeja pse ju njohin.”
Me këtë deklaratë, ajo nënkupton se disa persona kanë marrë vëmendje pikërisht falë emrit të saj.
Edhe pse nuk specifikoi se kujt i drejtohej, videoja u shpërnda me shpejtësi dhe mori dhjetëra komente nga ndjekësit. Fetahu, një nga figurat më të komentuara të edicionit të tretë të BBVIP Kosova, vijon të jetë një emër që gjeneron interes sa herë reagon publikisht.






