“Nuk blihet kënga me 250 euro!” – Vesa Luma ‘godet’ Taynën

“Nuk blihet kënga me 250 euro!” – Vesa Luma ‘godet’ Taynën

Një tjetër debat ka shpërthyer në skenën muzikore shqiptare, pas akuzave për vjedhje të këngës së artistit të ndjerë Shpat Kasapi nga një këngëtar bullgar.

Reagimi më i fortë erdhi nga këngëtarja Vesa Luma, e cila përmes një postimi publik dënoi ashpër shkeljen e të drejtave të autorit lidhur me këngën “Valle Kosovare”. Ajo theksoi se krijimtaria artistike nuk mund të vidhet, pasi kjo përbën shkelje të rëndë të të drejtave autoriale.

Por ajo që ndezi edhe më shumë rrjetin ishte një frazë e saj, ku u shpreh se kënga e një artisti “as nuk vidhet, as nuk blihet me 250 euro”. Kjo shifër u interpretua si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj reperes Tayna.

Pak kohë më parë u zbulua se refreni “Vajzat e fshatit tim” në këngën “Thana” është blerë nga këngëtarja e njohur Alida Hisku për shumën 250 euro.

Ndërkohë, reagimi i Vesës ka hapur debat në rrjet për etikën në industrinë muzikore, të drejtat e autorit dhe mënyrën si trajtohen veprat artistike, duke rikthyer në vëmendje edhe çështjet e mëparshme të blerjes së materialeve muzikore mes artistëve.

“Nuk blihet kënga me 250 euro!” – Vesa Luma ‘godet’ Taynën

Të fundit