Një përballje e papritur ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku Egli Tako ishte e ftuara më e fundit për të rrëfyer jetën e saj pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.
Ajo u ul përballë Gerta Gixharit, me të cilën pati një marrëdhënie të tensionuar brenda shtëpisë së famshme. Gjatë qëndrimit në format, Egli kishte deklaruar qartë se nuk do të pranonte më kurrë të jepte një intervistë për Gertën.
Megjithatë, të dyja u ritakuan pikërisht në këtë studio televizive – një moment që nuk kaloi pa komente.
“Unë kurrë nuk do të vijë më në intervistat e tua, kështu që… kurrë mos thuaj kurrë”, i tha Gerta me ironi Egli-t gjatë emisionit.
Nga ana tjetër, Egli u përpoq të qetësonte situatën duke theksuar se prania e saj aty ishte për respekt ndaj televizionit dhe jo për arsye personale:
“Unë jam këtu për respekt dhe për nder të Top Channel. Ti je një moderatore në Top Channel tashmë.”
Pavarësisht zbehjes së tensionit në studio, ky moment tërhoqi vëmendjen e publikut, sidomos për shkak të deklaratës së mëhershme të Egli-t që tani rezultoi të mos ishte e prerë.
Ndërkohë, Egli ka treguar se aktualisht është aktive mes Tiranës dhe Prishtinës, ku po punon për projekte të reja muzikore. Ajo publikoi së fundmi një këngë të re, e cila ka marrë pritje mjaft të mirë nga fansat e saj.






