Site logo

Ntreg

Nuk e harron dot? Shpat Kasapi i bën sërish ‘follow’ Selvijes pas ndarjes!

Nuk e harron dot? Shpat Kasapi i bën sërish ‘follow’ Selvijes pas ndarjes!

Edhe pse muaj kanë kaluar që nga ndarja e tyre, duket se Shpat Kasapi nuk e ka harruar plotësisht ish-partneren e tij, Selvijen.

Këngëtari i njohur ka befasuar ndjekësit në Instagram, pasi ka nisur ta ndjekë sërish Selvijen, duke ngritur menjëherë pyetje e aludime në rrjetet sociale.

Ky detaj është vënë re nga fansat vetëm pak ditë pasi Selvija publikoi një deklaratë të qartë për marrëdhënien e tyre, ku theksoi:

“Kemi mbi 6 muaj që jemi të ndarë dhe nuk kemi asnjë plan për t’u bërë sërish çift. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për djalin tonë, Roelin, i cili nuk ka asnjë faj në këtë mes.”

Megjithatë, veprimi i Shpatit ka ndezur sërish diskutimet:
A është ky një sinjal nostalgjie nga këngëtari për ish-partneren, apo thjesht një shenjë respekti mes dy prindërve që ruajnë marrëdhënie të mirë për hir të djalit?

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik. Por një gjë është e sigurt – ndjekja në Instagram ka folur më shumë se çdo status apo deklaratë!

Të fundit