“Nuk e kam në burg…”: Selin flet për babain, rrëfehet me Mirin dhe Rogertin

Pas aludimeve dhe komenteve të bëra nga Rogerti, Selin ka reaguar duke sqaruar situatën që lidhet me babain e saj.

Teksa po diskutonin në oborr bashkë me Mirin dhe Rogertin, ajo ndërhyri për të vendosur gjërat në vend, duke u shprehur: “Nuk e kam në burg, por…”, duke kundërshtuar interpretimet që po qarkullonin.

Selin theksoi se disa prej deklaratave që janë bërë nuk qëndrojnë dhe se nuk pasqyrojnë realitetin, duke lënë të kuptohet se situata është keqkuptuar.

Biseda mes tyre solli tension, ndërsa Selin u përpoq të japë versionin e saj përpara dy banorëve, duke reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave.

Të fundit