Site logo

Ntreg

“Nuk e shoh më, sytë e aktorëve janë të trishtuar!” – Flor Binaj flet hapur për rënien e Portokallisë

“Nuk e shoh më, sytë e aktorëve janë të trishtuar!” – Flor Binaj flet hapur për rënien e Portokallisë

Pas plot 18 viteve në “Portokalli”, aktori i njohur Flor Binaj ka folur hapur për marrëdhënien e tij aktuale me programin humoristik që dikur i dha famë.

I ftuar në podcastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj rrëfeu me sinqeritet se nuk e ndjek më emisionin dhe se ndihet keq sa herë që e sheh në ekran.

“Nuk e shoh Portokallinë, më vjen keq kur e shoh. E kam provuar ta ndjek për 5 minuta dhe më është bërë keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi,” – u shpreh ai.

Aktori shtoi se, sipas tij, mungon fryma që dikur e bënte programin unik dhe të dashur për publikun.

“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të trishtuar. Nuk ka më energjinë e dikurshme. Kanë mbetur te të njëjtat personazhe, pa dëshirë për të sjellë diçka të re. Janë pesë a gjashtë vite që shohim të njëjtat fytyra e figura,” – tha Binaj, duke lënë të kuptohet se humori në ekran nuk është më si më parë.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur nostalgji për “Portokallinë” e dikurshme, me Florin në rolet e tij ikonike.

Sot, aktori i dashur për publikun është i angazhuar me emisionin “Piranjat”, ndërsa emri i tij përflitet gjithnjë e më shumë edhe në politikë, madje si një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës.

Të fundit