Site logo

Ntreg

“Nuk e tradhtova!” – Princ Leka flet për divorcin me Elian dhe si nisi romanca me fotografen

“Nuk e tradhtova!” – Princ Leka flet për divorcin me Elian dhe si nisi romanca me fotografen

Princ Leka ka thyer heshtjen për divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë dhe për zërat e shumtë që qarkulluan mbi marrëdhënien e tij të re me fotografe Blerta Celibashi.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ai rrëfeu se ndarja me Elian erdhi në disa faza – fillimisht emocionale, më pas distancimi brenda të njëjtës shtëpi, e në fund divorci ligjor. Sipas tij, edhe fotot familjare që shfaqeshin në publik nuk ishin gjë tjetër veçse një fasadë.

“Ka qenë një raport korrekt, por ndarja ndodhi me faza. Jetonim në një shtëpi, por pa kontakt. Fotot ishin një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso,” – tha ai.

Në lidhje me akuzat për tradhti, Leka u shpreh kategorik:
“Nuk ka pasur tradhti. Unë i kam treguar vetë Elias për lidhjen time me Blertën, para se të ndodhte diçka mes nesh. Blerta ka qenë viktimë e sulmeve dhe narrativave të rreme.”

Ai gjithashtu komentoi edhe për videon e përhapur në media, ku shihej duke debatuar ashpër me Elia Zaharinë dhe babain e saj, duke thënë se ishte penduar që e kishte dorëzuar atë material në polici.

“Nuk e tradhtova!” – Princ Leka flet për divorcin me Elian dhe si nisi romanca me fotografen

Të fundit