“Nuk është gjithmonë e lehtë…” – Sara Hoxha flet për marrëdhënien me Ledrin!

“Nuk është gjithmonë e lehtë...” – Sara Hoxha flet për marrëdhënien me Ledrin!

Blogerja dhe influencuesja e njohur Sara Hoxha ka folur hapur për marrëdhënien e saj të bashkë-prindërimit me reperin Ledri Vula, duke treguar se edhe pse ndarja gjeografike sjell sfida, përkushtimi ndaj vajzës së tyre Poem Blu mbetet prioritet absolut.

Sara, e cila jeton në Tiranë, ndërsa Ledri në Prishtinë, u përgjigj sinqerisht ndaj një pyetjeje nga ndjekësit e saj në Instagram rreth mënyrës se si arrin ta menaxhojë këtë situatë.

Sara Hoxha: “Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë çelësi. Në fund të ditës, më e rëndësishme është që fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Me këtë përgjigje, Sara dha një shembull pjekurie dhe qetësie, duke treguar se marrëdhëniet e shëndetshme pas ndarjes janë të mundura kur ekziston respekti dhe dashuria për fëmijën.

Të fundit