Në një intervistë të fundit në emisionin “S’e luan Topi”, aktori Laert Vasili ndau me publikun një detaj personal që ngjalli kureshtje – ai zbuloi se është në njohje me një vajzë të njohur nga bota e showbizit shqiptar.
Edhe pse nuk preferoi të zbulojë emrin e saj, Vasili u kujdes të sqarojë se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt të përfolur gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona,” u shpreh ai me një buzëqeshje të lehtë.
Duke komentuar periudhën pas daljes nga shtëpia e BBVIP, aktori tregoi se ishte befasuar nga vëmendja që mori në rrjet:
“Kur dola nga Bigu, nuk e dija çfarë po ndodhte. Kur mora telefonin dhe pashë, thashë: ‘Pse s’më ndodhi kjo në 31 vjeç?’ Instagrami ishte flakë! Edhe tani, janë gjithë kohës duke më shkruar.”
Ai shtoi se vajza me të cilën është në njohje nuk është dikush që e ka njohur përmes rrjeteve sociale:
“Është dikush që më ka tërhequr vëmendjen dhe kemi dalë disa herë. Nuk është e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej, ia kam lënë që ta kuptojë.”
Vasili e përshkroi këtë fazë të jetës së tij si të mbushur me energji pozitive dhe ndriçim personal, duke lënë të kuptohet se ndoshta është në fillim të një kapitulli të ri në jetën sentimentale.






