Xheneta Fetahu ka habitur ndjekësit me një rrëfim të pazakontë. Në një bisedë live në TikTok me Malësoren, ajo pranoi se dyshon se dikush i ka bërë “magji të zezë” në banesën e saj.
Moderatorja tregoi se sa herë që shkon në shtëpi, nuk arrin të flejë rehat dhe shpesh ka ëndrra të çuditshme ku sheh fytyra njerëzish që nuk i ka parë kurrë më parë.
“Unë kur jam në pushime, në hotele apo tek ndonjë shoqe, fle normal. Por sa vij në këtë banesë, nuk më zë gjumi. Më duket sikur dikush më ka bërë diçka”, – u shpreh Xheneta.
Madje, ajo tha se kishte thirrur edhe një pastruese për të kontrolluar shtëpinë nga çdo gjë e dyshimtë, por nuk gjeti asgjë. Megjithatë, netët pa gjumë dhe ëndrrat e frikshme po e shqetësojnë shumë.






