“Nuk ishin vetëm 4 mesazhe, jemi puthur!” – Mateo rrëfen të vërtetën për Brikenën

“Nuk ishin vetëm 4 mesazhe, jemi puthur!” – Mateo rrëfen të vërtetën për Brikenën

Mateo duket se nuk e ka mbyllur ende plotësisht kapitullin me Brikenën. Gjatë një bisede me Kristin, banori ka folur hapur për raportin e tij me të, duke hedhur poshtë pretendimet se gjithçka mes tyre ka qenë vetëm një komunikim sipërfaqësor.

Ai theksoi se marrëdhënia e tyre nuk është kufizuar në disa mesazhe, por ka qenë e vazhdueshme dhe në forma të ndryshme. Sipas Mateos, mes tyre ka pasur komunikim të shpeshtë, takime dhe afrimitet fizik.

“Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam treguar versionin tim nga fillimi deri në fund”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë në emër të Brikenës apo ta vendosë atë në një situatë të sikletshme.

Mateo nënvizoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të duket si mashtrues apo ta nxjerrë keq ish-partneren para publikut. Sipas tij, arsyeja e distancimit ka qenë thjesht mungesa e pëlqimit.

“Ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur”, pranoi ai, duke theksuar se këto janë detaje që nuk i konsideron as për t’u fshehur, por as për t’u ekspozuar publikisht, veçanërisht gjatë Prime-it.

Të fundit