Site logo

Ntreg

“Nuk jam aq e fiksuar me muskujt” – Loredana flet për kërkesat pas ndarjes

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, ka lënë të kuptohet së fundmi se marrëdhënia e saj me Joz Markun ka përfunduar.

Në një deklaratë të bërë gjatë një bisede publike, Loredana ka thënë me humor se kohët e fundit i janë shtuar kërkesat nga djemtë, të cilët po kërkojnë të lidhen me të.

“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por të them të drejtën, nuk jam aq e fiksuar me muskujt,” – është shprehur ajo.

Këto fjalë të saj, megjithëse jo një konfirmim i drejtpërdrejtë, nënkuptojnë qartë se lidhja me Jozi-n ka marrë fund, duke i hapur rrugë spekulimeve të reja në mediat rozë.

Të fundit