“Nuk jam shëruar ende” – Loredana thyen heshtjen për Jozin dhe periudhën e veshtirë pas BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, e njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe humorin natyral, është rrëfyer së fundmi për një periudhë të vështirë që po kalon pas daljes nga formati televiziv.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Loredana tha se përvoja brenda shtëpisë nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe se ndikimi emocional ka qenë i madh.

“Ndjej shumë energjitë… e gjithë ajo eksperiencë ndikoi tek mirëqenia ime. E kuptova që nuk isha mirë kur humba dëshirën për të ngrënë. Kur dola dhe pashë videot nga jashtë, më dhembën shumë – si thikë në plagë,” – u shpreh ajo, ndërsa tregoi se është përpjekur të qëndrojë pranë njerëzve që i japin energji pozitive për të gjetur veten sërish.

Ajo shtoi se nuk ndjehet ende në formën e saj më të mirë:

“Kur hyra, kisha një dritë tjetër. Kur dola, e pashë që ajo dritë ishte zbehur. Tani po mundohem ta rikuperoj veten, por nuk është e lehtë.”

Sa i përket marrëdhënies së saj me Jozin, për të cilën publiku ka pasur shumë kuriozitet, Loredana u shpreh se nuk është ende gati të flasë hapur:

“E kam analizuar shumë. Veten, ndjenjat, raportin me palën tjetër… por nuk ndihem mirë të flas për këtë tani. Do vijë momenti kur do them gjithçka. Vetëm pak kohë ju kërkoj.”

Të fundit