Shpat Kasapi ka sqaruar publikisht situatën me partneren e tij, Selvijen, duke mohuar kategorikisht zërat për ndarje.
Gjatë një interviste për televizionin T7, këngëtari i njohur tha se ndonëse kanë pasur debat, marrëdhënia e tyre nuk ka marrë fund. Ai shpjegoi se Selvija është një person emocional, që i shpreh ndjesitë menjëherë, por shpesh pendohet më vonë.
“Nuk jemi ndarë. Selvija është një natyrë që kur ndjen diçka, e shpreh menjëherë, shpesh me shumë emocion, dhe më pas i bie pishman. Kështu e ka tipin,” – u shpreh Shpati.
Ai shtoi se ajo aktualisht është duke punuar për një libër që, sipas tij, lidhet pikërisht me tema të tilla emocionale dhe përballje të brendshme.
“Ajo po punonte për një libër që lidhet me këto situata, dhe u zgjodhëm të bënim pak debat,” – vijoi këngëtari, duke lënë të kuptohet se tensionet ishin pjesë e një procesi krijues dhe jo krize të mirëfilltë.
Ndërkohë, Selvija ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë, dhe ka marrë një distancë të dukshme nga rrjetet sociale. Ky reagim i saj – ose më mirë, mungesa e reagimit – ka ngjallur dyshime dhe spekulime të shumta mes ndjekësve, por duket se ajo po preferon heshtjen si mënyrë për të ruajtur privatësinë e saj.
Nëse ka kriza, ato mbeten për t’u zgjidhur brenda çiftit. Por për momentin, Shpati është i qartë: nuk ka ndarje.






