Site logo

Ntreg

“Nuk ka nevojë për hakmarrje, karma ekziston” – Selvija reagon pas skandalit të Shpatit në dasmë!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në epiqendër të një stuhie mediatike pas një incidenti të bujshëm në një dasmë ku ishte ftuar të performonte.
Sipas burimeve, Shpati është vonuar rreth dy orë nga ora e planifikuar, dhe kur më në fund mbërriti, nuk ishte gati për të kënduar. Ky vonesë dhe gjendja e tij kanë shkaktuar pakënaqësi mes të pranishmëve, duke ndezur debate që më pas shpërthyen në rrjetet sociale.

Këngëtari reagoi duke kërkuar që incidenti të mos merrte përmasa më të mëdha, por situata mori një tjetër kthesë kur në lojë hyri edhe ish-bashkëshortja e tij, Selvija.

Në një InstaStory të qetë në pamje, por të fortë në mesazh, ajo publikoi një perëndim dielli buzë detit me fjalët:
“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”

Edhe pse nuk përmendi emra, ndjekësit nuk kishin dyshime se mesazhi ishte një thumb i drejtpërdrejtë për situatën ku gjendej Shpati.

Të fundit