Nuk kam qenë kurrë me dikë për lekë – Deklarata që po bën xhiron e rrjetit nga Krisa Çaushi

Krisa Çaushi flet hapur për raportin me Tirin dhe zgjedhjet romantike të vajzave të ekranit

Gjatë një interviste me moderatorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, Krisa Çaushi ka ndarë mendimet e saj pa rezerva në lidhje me marrëdhënien me partnerin e saj, Tiri, si edhe mbi temën e diskutueshme të zgjedhjeve romantike të vajzave të ekranit në raport me pasurinë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ronaldo Sharka: A është i pasur Tiri?
Krisa Çaushi: Po, është.
Ronaldo Sharka: Ekziston një trend ku shumë vajza të ekranit, pa paragjykuar, zgjedhin meshkuj që kanë makina luksoze si Lamborghini prej 500 mijë eurosh.
Krisa Çaushi: Unë kam zgjedhur një njeri me të cilin ndaj të njëjtin stil jetese. Asnjëherë nuk kam parë një mashkull nga aspekti financiar. Gjithmonë kam qenë realiste dhe kam besuar se paratë shkojnë aty ku janë paratë.

Ajo më tej theksoi:
Krisa Çaushi: Nuk besoj se vajzat që zgjedhin partnerë me pasuri të trashëguar janë domosdoshmërisht të pjekura mendërisht. Për mua ka rëndësi të zgjedhësh një njeri që ka vlera familjare dhe di të menaxhojë paratë. Shpesh, ata që i kanë lehtësisht, nuk i menaxhojnë por i shpërdorojnë.

Ronaldo Sharka: Takon shpesh vajza të tilla? Mendon se janë të lumtura?
Krisa Çaushi: Mendoj se ato besojnë se janë të qeta, por në thelb i shohin gjërat vetëm nga aspekti material. Jetojnë për rrjetet sociale.

Përmes kësaj interviste, Krisa Çaushi shprehu hapur qëndrimin e saj ndaj stereotipeve që lidhen me vajzat e ekranit, duke theksuar se për të vlerat si harmonia në stilin e jetesës, pjekuria dhe dëshira për të ndërtuar një familje janë më të rëndësishme sesa aspekti ekonomik.

Nuk kam qenë kurrë me dikë për lekë – Deklarata që po bën xhiron e rrjetit nga Krisa Çaushi

Të fundit