Sara Hoxha reagon ndaj akuzave për sjellje të rrezikshme në timon: “Ruajeni zemërimin për diçka reale”
Sara Hoxha ka reaguar hapur në rrjetet sociale pas një kritike që mori nga një ndjekëse, e cila e akuzoi për “promovimin e sjelljeve të rrezikshme” pasi kishte publikuar një video ku vendoste produkte për kujdesin e lëkurës gjatë drejtimit të makinës.
Në një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të publikuar publikisht, Sara mohoi çdo pretendim se veprimi i saj kishte qenë i rrezikshëm:
“U’ve gotta be kidding me! Isha duke shijuar thjesht një udhëtim 3-orësh vetëm, duke lëvizur me 5 km/h, nuk kishte askënd përreth. Nuk po prekja as telefonin, thjesht po vendosja disa eye patches për udhëtimin dhe po dëgjoja muzikë. Nuk po rrezikoj jetën time për hidratimin e syve. Ruajeni këtë zemërim për diçka reale,” shkroi ajo.
Komentuesja e kishte cilësuar veprimin si të “paligjshëm dhe të rrezikshëm për veten dhe të tjerët”, por Sara theksoi se situata ishte interpretuar gabimisht. Ajo sqaroi se nuk ka pasur asnjë moment rreziku real gjatë xhirimit të videos, duke i ftuar ndjekësit që të mos reagojnë në mënyrë të ekzagjeruar ndaj skenave të shkëputura nga konteksti.







