Nuk rezistuan dot! Limi e merr Albën në krahë pas pajtimit

Nuk rezistuan dot! Limi e merr Albën në krahë pas pajtimit

Pas ditësh tensionesh dhe aludimesh, duket se Limi dhe Alba kanë lënë pas keqkuptimet dhe i kanë dhënë një tjetër shans marrëdhënies së tyre. Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, janë pajtuar, duke kaluar shumë shpejt nga distanca në momente të afërta dhe intime.

Ishte Limi ai që hodhi hapin e parë, duke i kërkuar Albës një përqafim. Ajo e pranoi pa hezitim dhe u shfaq e buzëqeshur e e lumtur. Pas kësaj, Limi nuk u përmbajt dhe u pa duke e mbajtur Albën në krahë, në një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Sipas pamjeve, dyshja po tenton të rikthejë marrëdhënien ashtu siç ishte më parë, gjë që ka shkaktuar reagime dhe surprizë tek konkurrentët e tjerë.

Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pasi Limi kishte kërkuar distancim nga Dolce, me të cilën kishte krijuar një raport të afërt, të shoqëruar me puthje dhe përqafime.

Mbetet për t’u parë nëse kjo pajtim do të çojë drejt një ribashkimi të plotë apo nëse gjithçka do të mbetet një moment i çastit.

Të fundit