Françeska Murati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë një nga opinionistet e sezonit të ri të Big Brother Fan Club. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo pranoi se tashmë e di emrin e opinionistit tjetër dhe të moderatores së programit, por zgjodhi të mos zbulojë detaje, duke e lënë publikun në pritje.
Ajo tregoi edhe momentin kur u informua për ofertën, duke theksuar se fillimisht ishte interesuar të dinte se me kë do të punonte krah, përpara se të pranonte rolin.
“Big Brother ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në Shqipëri. Përvoja ime në këtë format më ka bërë më të fortë,” u shpreh Françeska, duke shtuar se synon të jetë sa më e balancuar në opinionet e saj: “Nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve, por dua të jem e qartë dhe e drejtë. Duhet t’i kuptojmë reagimet e banorëve.”
Ajo la të kuptohet se kombinimet e moderatores dhe opinionistëve këtë vit do të jenë shumë të forta. Për më tepër, Françeska tha se rikthimi i saj lidhet edhe me aspektin vizual, duke premtuar se çdo të dielë do të ketë “garë veshjesh” dhe se ajo është mjaft e informuar për gjithçka që pritet të ndodhë në program.






