Opinionistja e njohur e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ka ndarë një nga rrëfimet më spontane dhe personale në emisionin “Natën me Aulonën”. Në një atmosferë pa filtra dhe plot humor, Ori pranoi se në një moment emocional gjatë një dasme, ka bërë një nga ato veprimet që shumë njerëz do t’i fshinin me dëshirë nga kujtesa.
E pyetur nëse ndonjëherë i ka shkruar një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, ajo u shpreh pa hezitim:
“Ka ndodhur një herë. Kam qenë në dasmën e shoqes time, kishte vite më parë, por e mbaj mend shumë mirë sepse ishte një moment epik… dhe paksa i turpshëm.”
Ori shtoi se mesazhi u dërgua në një gjendje të çastit, ndikuar nga muzika, festa dhe – siç e tha vetë me të qeshur – ndoshta edhe ndonjë gotë më shumë.
“U pendova në sekondë. Nuk e mbaj mend as çfarë i kam shkruar. Nuk ishte komunikim i rëndësishëm, ishte një moment gabimi.”
Nebiaj theksoi se nuk e ka parë si dramë, por më shumë si një situatë e shpejtë që mund t’i ndodhë kujtdo në kulmin e emocioneve festive.
“Ishte një minutë… një çast lumturie”, përfundoi ajo me qetësi dhe sportivitet.






