Site logo

Ntreg

Oriola Marashi lë pas modelingun dhe nis karrierën si këngëtare

Oriola Marashi lë pas modelingun dhe nis karrierën si këngëtare

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, e cila prej vitesh spikat në industrinë e modës me pasarelat e markave të njohura si Guess dhe bashkëpunimet me stilistë ndërkombëtarë, po nis një kapitull të ri në karrierën e saj.

Përtej dritave dhe pasarelave, Oriola do të përqendrohet te muzika, duke publikuar këngën e saj të parë solo. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar:

“Për vite me radhë kam rrëfyer histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, mund të rrëfej historinë time përmes muzikës. Si modele, kam mësuar si të shprehem pa fjalë, por muzika më dha kurajë të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju.”

Kënga e saj e parë titullohet “Papi Calma” dhe pritet të publikohet më 12 shtator në orën 21:11. Në postim, Oriola ka etiketuar edhe producentin e njohur Adion, duke treguar bashkëpunimin që qëndron pas këtij projekti.

Ndërsa më parë e kemi parë si modele në projekte muzikore si “Mama” nga Jonas Blue, kjo është hera e parë që Oriola prezantohet si këngëtare, duke ndarë pasionin e saj për muzikën me ndjekësit e saj.

Ky hap i ri tregon se Oriola nuk ka frikë të provojë dimensione të reja të talentit të saj, duke nisur një kapitull të ri plot sfidë dhe emocion.

Të fundit